Monday / November 9 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Të Tjerat nga Bota

Kinë, inflacioni i çmimeve të prodhimit në nivelin më të lartë në katër vite

Share Share Icon

Çmimet e prodhimit në Kinë u rritën me ritmin më të shpejtë që nga qershori i vitit 2022, duke shënuar përshpejtim për të tretin muaj radhazi.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (PPI) u rrit me 5,7% në tetor, kundrejt pritshmërive 5,3% të ekonomistëve të anketuar nga Reuters. Rritja u nxit nga shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve në industrinë nxjerrëse dhe atë të lëndëve të para.

Sipas Zhang Zhiwei, president dhe kryeekonomist i Pinpoint Asset Management, rritja u mbështet nga kërkesa shumë e fortë e jashtme.

Ndërkohë, inflacioni i çmimeve të konsumit në Kinë u ngadalësua në 0,7% në tetor, për herë të parë pas dy muajsh rritjeje të njëpasnjëshme.

Treguesi ishte nën pritshmëritë e ekonomistëve, të cilët parashikonin një rritje 0,8%, si dhe më i ulët se niveli 0,9% i regjistruar në shtator.

Inflacioni bazë, që përjashton çmimet e ushqimeve dhe energjisë, zbriti në 0,8%, nga 1% në muajin e mëparshëm.

Sipas Dong Lijuan, kryestatisticiene e sektorit urban pranë Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, rritja e çmimeve të konsumit vijoi të mbështetej nga shtrenjtimi i benzinës, e cila dha kontributin më të madh në inflacion. Megjithatë, ky ndikim u kompensua nga një rënie më e fortë se pritshmëritë e çmimeve të ushqimeve.

Ekonomia kineze ka shfaqur së fundmi disa sinjale zgjerimi. Rritja ekonomike në tremujorin e tretë ishte më e lartë se parashikimet, ndërsa shitjet me pakicë në shtator tejkaluan ndjeshëm pritshmëritë.

Pas publikimit të të dhënave, indeksi CSI 300 i bursave të Kinës kontinentale u rrit me 0,56%.

Megjithatë, sipas Zhang të Pinpoint Asset Management, kërkesa e brendshme mbetet relativisht e dobët për shkak të problemeve në tregun e pasurive të paluajtshme, një nga arsyet kryesore pse inflacioni në Kinë nuk po përshpejtohet.

“Ende nuk ka shenja të qarta stabilizimi në këtë sektor”, tha ai, duke shtuar se problemet e tregut të pronave po rëndojnë mbi besimin e konsumatorëve dhe të ardhurat e pushtetit vendor.

“Dinamika e përgjithshme e ekonomisë ka mbetur e dobët dhe ende nuk janë shfaqur sinjale të qarta rimëkëmbjeje”, përfundoi Zhang. / CNBC

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Nafta nis javën në rënie, tregjet reagojnë ndaj sinjaleve për uljen e tensioneve me Iranin

Çmimet e naftës nisën javën me rënie në tregjet ndërkombëtare, duke vijuar tendencën negative të javës së kaluar, ndërsa investitorët po vlerësojnë...

1 hour më parë 3 Min Lexim
Bota /

Si po përshtaten vendet ndërsa kriza globale e energjisë vazhdon  

Qeveritë kanë ndërmarrë një gamë të gjerë masash në përgjigje të krizës energjetike, duke reflektuar kushtet e ndryshme ekonomike të secilit vend. ...

3 days më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!