Aktualitet Sociale

Inflacioni “kërcen” në tetor në 3.4%, nga ushqimet dhe nafta!

Inflacioni “kërceu” sërish në 3.4% në tetor, pasi ishte ngadalësuar përsëri në 2.9% një muaj më parë, duke sinjalizuar një përshpejtim të rritjes së çmimeve, sidomos të ushqimeve dhe transportit.

Sipas INSTAT-it, norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Tetor 2026 ishte 3,4%, nga 2,3 në Tetor 2025. Krahasuar me muajin Shtator 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,5%.

Nga maji 2026, inflacioni në vend arriti objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%, duke qëndruar mbi këto nivele deri në gusht (3.2%), ndërsa niveli më i lartë u arrit në korrik prej 3.4%. Në shtator, inflacioni zbriti sërish nën nivelin e shënjestruar, në 2.9%, vetëm për të kërcyer sërish në tetor në 3.4%.

Sipas INSTAT-it, rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,36 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,73 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,56 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,15 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,05 pikë përqindje.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me -0,10 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje.

Në mbledhjen e fundit, Banka e Shqipërisë, që është përgjegjegjëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në nivelin e 2.5%. ndryshe nga eurozona që i ka rritur normat bazë dy herë këtë vit, në Shqipëri, niveli ka mbetur i pandryshuar, që nga korriku 2025, kur u ul me 0.25 pikë përqindje,

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.