Portieri Etrit Berisha ishte një tjetër nga protagonistët e konferencës për shtyp të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të dy ndeshjeve të fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Finlandës më 12 nëntor dhe Bjellorusisë më 15 nëntor.

Gardiani kuqezi u ndal te gjendja e skuadrës, kujtimet nga përballja e mëparshme me finlandezët dhe rëndësia e mbështetjes së tifozëve në këtë moment vendimtar. Berisha foli gjithashtu për objektivin e vendit të parë, kualitetin e Kombëtares dhe episodin e diskutuar me Elia Caprile.

Ndeshje për revansh, si e sheh gjendjen e skuadrës?

Po, nuk do e marrë si revansh. Secila e ka historikun e vetë. Duhet të fokusohemi te ekipi që kemi. Dua ti ftojë të gjithë tifozët të na përkrahin. Do jetë porta e hapur për të gjithë. E rëndësishme ti kemi tifozët afër. Të shkojmë përpara dhe të kemi vendin e parë.

Nga Finlanda te Finlanda, a ndjen përgjegjësi?

Tani gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte moment ku edhe ndryshoi edhe rrjedha e lojës. Ishte edhe pak fatkeqësi. Pranimi i golit e bëri më të vështirë gjithçka. E kemi kaluar atë moment. Gjithçka e kemi në dorën tonë. Ekipi do paraqitet mirë sepse dëshira është e madhe. Dua të shtoj këtë pjesë e ndeshjes me San Marinon. Mendoj që të bëjmë më mirë sa kemi bërë edhe herën e kaluar. Faktikisht ka qenë më gjatë se 5 lojë. Ka qenë moment shumë i mirë që kam përjetu një muaj. Gjithsesi, dua ta vazhdoj këtë edhe me kombëtaren. Nuk pranova gol. Gjithsesi për ne është me rëndësi kjo ndeshje.

Çfarë kemi më shumë se Finlanda?

Kemi lojtarë më kualitativ. Kanë lojtarë me eksperiencë. Nuk duhet nënvlerësuar Finlanda. E kemi parë dhe në ndeshjen e fundit, kemi marrë një mësim shumë të mirë. Me San Marinon p.sh. Nuk duhet nënvlerësuar asnjë kundërshtar. Prapë se prapë luajmë në shtëpi. Dëshira është të dalim sa më mirë.

Filozofia e trajnerit? Po Caprile, çfarë mendoni?

Nuk kam informacion për të dytën. Sa i përket atij momenti, ishte ndryshimi i mendjes në momentin e fundit kur erdhi pasimi. Desha të vazhdoj, por e ndryshova në momentin e fundit. Mirëpo në momentin e fundit nuk kam bërë kontakt. Mirëpo, lojtari dinte ta shfrytëzojë momentin. Duhet të merret loja e parë me Bjellorusinë që shumë raste kemi krijuar nga prapa, nga qarkullimi. Kemi dalë përpara. Duhet të vazhdojmë me këtë. Gabimet mund të ndodhin. Besoj se kjo i ka dhënë shumë vetëbesim. Nuk duhet të merret si gjë e madhe apo të ndryshohet.

Top Channel