Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës për të protestuar.
Në reagim thuhet se “studentët shqiptarë e kanë çuar qeverinë e Ramës në Gjykatën Kushtetuese për kufizime të reja mbi liritë themelore”.
Sipas deklaratës së “Demokratëve Evropianë” masat e kontestuara i japin policisë kompetenca më të gjera për të kufizuar demonstratat, për të shpërndarë protestuesit dhe për të kërkuar heqjen e postimeve në mediat sociale, me gjoba deri në 500,000 lekë.
“Organizatorët e protestave mund të mbahen përgjegjës edhe për dëmet e shkaktuara nga të tjerët, ndërsa një regjistër i ri i policisë ngre shqetësime serioze në lidhje me kufizimet në udhëtimin jashtë vendit pa mbikëqyrje gjyqësore”, thuhet në reagim.
Po ashtu “Demokratët Evropianë” ndalen edhe tek dhuna policore, duke theksuar se “për muaj të tërë, studentët dhe protestuesit paqësorë shqiptarë janë përballur dhunë, kërcënime për arsimin e tyre dhe penalitete financiare për ushtrimin e të drejtave të tyre themelore.
Në vend që t’i dëgjonte kërkesat e tyre, qeveria e Ramës është përgjigjur me shtypje në rritje. Liria e tubimit është një e drejtë themelore, jo një privilegj i dhënë nga qeveria. Dhe respekti për të është një kusht për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”.
Në fund të reagime thuhet se Partia Demokratike Evropiane dhe Sekretari i Përgjithshëm Sandro Gozi ishin ndër të parët që denoncuan shtypjen e Ramës ndaj protestuesve paqësorë.
“Ne kemi qëndruar në krah të studentëve të Shqipërisë, kemi ngritur çështjen me Komisionin Evropian dhe kemi kërkuar llogari për dhunën dhe frikësimin policor”.












