Nën dyshimin për trafikim njerëzish, ndalohet Áron Orban, vëllai i ish-kryeministrit hungarez

Autoritetet në Hungari kanë ndaluar Áron Orbanin, vëllain e ish-kryeministrit Viktor Orban, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në trafikim të qenieve njerëzore. Kryeministri hungarez Péter Magyar e bëri të ditur lajmin, duke iu referuar njoftimeve të mediave për ndalimin.

Magyar njoftoi në rrjetet sociale se hetimet po zhvillohen nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive, si edhe nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Të lidhura

None found

Media hungareze raportojnë se operacioni u krye në Budapest dhe në disa zona të qarkut të Pestit. Gjatë tij u ndaluan disa persona dhe u kontrolluan banesa.

Emri i Áron Orbanit ishte përmendur më parë në një hetim mbi skema të dyshuara për të lehtësuar pajisjen e shtetasve të huaj me viza Shengen. Kompania e lidhur me të dyshohet se kishte ndërmjetësuar regjistrimin e shtetasve vietnamezë në një kurs dyditor të ndihmës së shpejtë në Universitetin e Pécsit, çka mund t’ua lehtësonte marrjen e vizave.

Autoritetet hungareze pritet të njoftojnë hollësi të tjera për operacionin dhe akuzat ndaj të ndaluarve.


Shtuar më 9.11.2026 11:54

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary