Erdogan zbulon detaje nga biseda telefonike me Trump: I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin

9 Nëntor 2026 | 11:58

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë me dije të hënën se Turqia nuk dëshiron të shohë një valë të re sulmesh kundër Iranit.

Erdogan tha se ia përcolli shqetësimet e Ankarasë, presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një bisede telefonike të kohëve të fundit.

“Ne theksojmë në çdo rast se këto çështje mund të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Fatkeqësisht, po shohim përsëri një ndryshim negativ në zhvillime. Po bëjmë çmos për ta parandaluar këtë”, u tha Erdogan gazetarëve pas kthimit të tij nga Azerbajxhani.

Ankaraja duket e shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në Lindjen e Mesme, duke këmbëngulur në nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani mbron propozimin e tij për bisedime paqeje, teksa SHBA-të hedhin poshtë kushtet e tij

Irani mbrojti një propozim për të rinisur bisedimet e paqes edhe pas dy ditësh, duke thënë se ishte oferta më e arsyeshme në tryezë, edhe...
11:58 | 09/11/2026

Dyshimet se CEO ishte shënjestër e inteligjencës së huaj, bien aksionet e Nvidia

Aksionet e Nvidia ranë me 4.51%, pasi kompania njoftoi se bordi i saj kishte nisur një hetim të pavarur pas raportimeve se themeluesi dhe CEO...
11:48 | 09/11/2026

5 të vdekur në Gaza, pas shembjes së argjinaturës mbi çadrat e banimit nga shirat e rrëmbyeshëm

Pesë persona humbën jetën në Gazën Qendrore, pasi tendat e vendosura pranë një grumbulli të ngritur dheu u shembën si pasojë e reshjeve të dendura...
11:41 | 09/11/2026