I arrestuan vëllain për trafikim njerëzor, reagon Viktor Orban
Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka reaguar pas lajmeve për arrestimin e të vëllait, Áron Orbán, i cili raportohet se është ndaluar në kuadër të një hetimi për trafikim emigrantësh.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Orbán e ka cilësuar zhvillimin si një përpjekje për ta goditur politikisht atë, duke pretenduar se vëllai i tij po përdoret si instrument në përplasjen me qeverinë e re.
“Objektivi jam unë, vëllai im është vetëm një mjet”, shkroi ish-kryeministri hungarez.
Me këtë deklaratë, Orbán akuzon autoritetet e drejtuara nga kryeministri Péter Magyar se po përdorin institucionet shtetërore për një përballje politike, në vend që hetimet të shërbejnë për zbardhjen e përgjegjësive penale.
Reagimi vjen pas raportimeve se Áron Orbán është përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për ndërmjetësim të paligjshëm në pajisjen e shtetasve të huaj me viza dhe leje qëndrimi në Hungari.
Ndërkohë, kryeministri Péter Magyar ka deklaruar se hetimet janë në zhvillim, ndërsa çështja ka hapur një tjetër front përplasjesh mes qeverisë së re dhe ish-kryeministrit, i cili vazhdon të kundërshtojë mënyrën se si po veprojnë institucionet ndaj rrethit të tij familjar.
Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari, dyshohet për trafikim emigrantësh përmes skemave të vizave
Shpërthim i madh në një fabrikë hekuri dhe çeliku në Turqi, tymi i zi mbulon zonën (VIDEO)
Ukraina nën sulme, Trump sinjalizon ndryshime territoriale
- 11:48 Arrestohet vëllai i Viktor Orbanit në Hungari, dyshohet për trafikim emigrantësh përmes skemave të vizave
- 11:48 Dyshimet se CEO ishte shënjestër e inteligjencës së huaj, bien aksionet e Nvidia
- 11:41 5 të vdekur në Gaza, pas shembjes së argjinaturës mbi çadrat e banimit nga shirat e rrëmbyeshëm
- 11:36 Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Policia arreston të dyshuarin për grabitjen e bankës në Komunën e Parisit
- 11:34 Grabitja e 2 bankave dhe trafiku i drogës në Rinas, Policia e Tiranës jep detaje: Në pranga autorët
- 11:30 Finlanda paralajmëron: Prania detare ruse në Detin Baltik mund të ketë arritur kulmin