Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier–Levan, përplaset autobusi me mbi 15 udhëtarë, plagoset një grua



Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në Qafën e Koshovicës, ku është përfshirë një autobus i linjës Fier–Ferras, me më shumë se 15 udhëtarë në bord.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua, e cila udhëtonte si pasagjere në autobus. Ajo është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.