Donald Trump gjithmonë e më shumë po e nënkupton se një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi mund të jetë e afërt, por kompromisi, sipas presidentit amerikan, nuk vjen pa kosto për Kievin. Trump la të kuptohet në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CBS se në një rast të tillë, territori i Ukrainës und të pësojë ndryshime.