Spalletti shpjegon pse Zhegrova nuk po e nis ndeshjen si titullar

Edhe pse mediat italiane e prisnin Edon Zhegrovën në formacionin bazë të Juventusit për sfidën në transfertë ndaj Fiorentinës, ai nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Të dielën në mbrëmje, Juventusi barazoi 2:2 në Firencë në ndeshjen e kampionatit italian. Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë dhe luajti gjysmë orën e fundit.

Të lidhura

None found

Futbollisti kosovar hyri në lojë në minutën e 57-të, duke zënë vendin e sulmuesit gjerman Nick Ëoltemade. Pas këtij rezultati, Juventusi renditet i shtati në Serie A me 18 pikë.

Këtë sezon, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka dhënë po aq asistime në nëntë paraqitje në kampionat. Ai nuk ka qenë titullar në asnjërën prej tyre, ndërsa ka mbetur edhe jashtë listës së ekipit për Ligën e Evropës.

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, la të kuptohet se ende nuk është bindur plotësisht për ta përfshirë Zhegrovën në formacionin fillestar.

“Ka situata si ajo e Zhegrovës: sheh ndeshjen e kaluar dhe mendon se ai duhet të jetë titullar. Herë pas here ai paraqitet mirë në gjysmë orën e fundit, por një gjë e bën pak më mirë dhe një tjetër pak më keq. Nuk është asnjëherë plotësisht i ekuilibruar”, u shpreh Spalletti.

Aktualisht, Zhegrova ndodhet në grumbullim me Kombëtaren e Kosovës, e cila këtë muaj do të luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve.


Shtuar më 9.11.2026 12:00

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary