E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 29 minuta më parë
Vendi

SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka shpallur  pretencën për kryebahskiakun e Shkodrës Benet Becin dhe ka kërkuar dënimin me 2 vite burg.

Çështja lidhet me një tender të KESH-it të vitit 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë rreth 700 mijë euro, në kohën kur Beci drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Sipas SPAK, përmes veprimeve në faza të ndryshme të procedurës së prokurimit, dyshohet se është krijuar avantazh i padrejtë për kompaninë fituese, duke cenuar konkurrencën mes operatorëve ekonomikë.

Më 17 mars të këtij viti, çështja kaloi për gjykim ndërsa gjykimi është me procedurë të shkurtuar.

Reklamë

Dosja e hapur në 2024 prej Byrosë Kombëtare të Hetimit mori shkas nga këqyrjet në telefonin e Evis Berberit një tjetër ish-zyrtar që ka llogari me drejtësinë në tendera dhe dosje të tjera.

Ttitullari i KESH, Beci edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimit kryen veprime në shkelje të ligjit sipas SPAK, duke nisur nga përllogaritja e fondit limit, hartimi i termave të referencës, përcaktimi i kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, deri në fazën e vlerësimit të ofertave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.