SPB Tetovë njofton se nga Spitali Klinik në Tetovë është raportuar se tek ata është dërguar një person pa shenja jete.

"Më 08.11.2026 në ora 16:35 në SPB Tetovë, nga Rreparti Intern pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar se tek ata është sjellë personin F.S. (37) nga Tetova pa shenja jete.


Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, është kryer këqyrja në vendngjarje, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësi Ligjore për autopsi", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/