Thuram në versionin “monstruoz”, mahnit edhe Lautaron. Francezi, vendimtar për Interin

9 Nëntor 2026
13:29
Alfred Lleshi
back button

Paraqitja spektakolare ndaj Comos ka mahnitur edhe kapitenin Lautaro Martínez, partnerin e tij të zakonshëm në sulmin zikaltër, i cili këtë herë e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të dëmtimit. Argjentinasi e përgëzoi Marcus Thuram përmes tre “emoji” në komentet e një postimi të sulmuesit francez.

Në mungesë të kapitenit, Thuram ka marrë përgjegjësi të jashtëzakonshme. Kundër Comos luajti ndeshjen e nëntë radhazi si titullar mes kampionatit dhe Champions-it. Ai ka shënuar 6 gola, përfshirë atë ndaj skuadrës së Fàbregas, dhe ka dhënë 4 asiste. Kontributi i tij shkon shumë përtej statistikave: lëviz vazhdimisht, krijon hapësira, i jep thellësi lojës dhe është i rrezikshëm në përballjet një kundër një.

“Ka arritur një status dhe nivel që vetëm në Itali mund të vihen në diskutim. Është Thuram, luan me kombëtaren franceze dhe i ka treguar cilësitë e tij. Ka ende hapësirë për përmirësim, po shfaq lidership dhe nuk e bën të ndjeshme mungesën e Lautaros”, – deklaroi trajneri Cristian Chivu.

Thuram ka shënuar 5 gola në 4 përballje kampionati ndaj Comos. Në vitin kalendarik 2026, ai ka marrë pjesë në 22 gola në 27 ndeshje të Serie A-së; 15 realizime dhe 7 asiste. Forma e tij e shkëlqyer e ka bindur edhe trajnerin e Francës, Zinedine Zidane. Të enjten, në “San Siro”, Thuram do të përballet me Italinë, ku pritet të jetë edhe Pio Esposito.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit