Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin Bledar Bakaj Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi edhe pse PD mori pjesë në seancë, nuk u dakordësuan për ndryshimin e rendit të ditës.
Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, në emër të PD-së, ka kërkuar që reforma të diskutohet tek adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Demokratët i mbetën qëndrimit se mbledhja nuk mund të vazhdojë pa rend dite të dakordësuar, ndërsa kanë vendosur veton pro rekomandimeve të ODIHR.
PD propozon sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, teksa kërkohet që edhe listat e këshillit bashkiak të jenë 100% të hapura.
“Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për “garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror në zgjedhje”. Kjo çështje është hapur për diskutim në Komision në muajt qershor-korrik dhe për të është organizuar nga Komisioni edhe një tryezë e madhe konsultimi me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Kjo çështje është prioritare për t’u përfunduar nga Komisioni para zgjedhjeve të 9 majit 2027″, tha ai.
Më pas PD la sallën, e pak minuta më pas u larguan edhe anëtarët e PS-së.
Top Channel