Federata Zvicerane konfirmon mungesën e Granit Xhakës në dy ndeshjet e nëntorit

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës së Zvicrës, pasi ka pësuar një dëmtim në pulpë para ndeshjes së Sunderlandit me Chelsean, të dielën.

Mesfushori shqiptar nuk mundi të luante në këtë takim, pasi gjatë nxehjes ndjeu dhimbje. Të hënën në mëngjes ai kreu një rezonancë magnetike dhe, pak pas mesditës, Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se do të mungojë.

Të lidhura

None found

“Granit Xhaka do ta humbasë grumbullimin e Kombëtares për shkak të një lëndimi në pulpë”, bëri të ditur federata.

Si rrjedhojë, rikthimi i tij në fushë nuk do të bëhet as këtë muaj. Xhaka kishte munguar edhe në grumbullimin e tetorit, për shkak të situatës me vaksinën e falsifikuar kundër COVID-19.

Zvicra do të jetë gjithashtu pa Miro Muheimin, i cili po kalon formë të shkëlqyer, por është tërhequr nga grumbullimi për shkak të problemeve muskulore.

Mbrojtësi i Hamburgut spikati të premten në fitoren 3-1 ndaj Borussia Monchengladbachut, kur shënoi një gol spektakolar nga rreth 30 metra. Goditja e tij arriti shpejtësinë prej 130 kilometrash në orë.

Për të zëvendësuar Muheimin, përzgjedhësi Murat Yakin ka thirrur mbrojtësin e Young Boysit, Isaac Schmidt.

Këtë muaj, Zvicra do të luajë kundër Sllovenisë dhe Skocisë.


Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş