E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.


Në fokus të diskutimit ishte rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë.

Ambasada Amerikane ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë. /Telegrafi/