Lutfi Dalipi po afron gjithnjë e më shumë me përfaqësuesen shqiptare. Sipas “Telesport”, kontaktet me familjen e talentit kanë ecur mjaft mirë, duke e çuar në rreth 80% mundësinë që ai të zgjedhë fanellën kuqezi.

Të lidhura
None found
Në përpjekjet për të afruar Dalipin po luan rol ndërmjetësues Amir Abrashi, një emër me peshë dhe legjendë e Kombëtares. Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër po punon që futbollisti t’i bashkohet ekipit kuqezi, ndërkohë që po zhvillohen përpjekje edhe për një tjetër lojtar të ri.
Mes futbollistëve që po ndiqen është edhe Samuel Krasniqi, pjesë e Grasshoppers në Zvicër, ku luan edhe Abrashi. Mbetet të shihet si do të vijojnë bisedimet, por ecuria e deritanishme lë të kuptohet se Kombëtarja mund të përforcohet me emra të rinj në të ardhmen.






