Ky është autori i dyshuar që grabiti bankën në Komunën e Parisit

9 Nëntor 2026 | 14:53

Policia ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe si Albert Duka, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, më 2 nëntor.

Duka dyshohet se hyri i maskuar në filialin bankar rreth orës 10:45, kërcënoi me armë rojën e sigurisë dhe më pas i vendosi pistoletën në kokë arkëtares, duke i kërkuar paratë.

Pasi mori shumën që ndodhej në arkë, ai u largua me monopatinë në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Por dyshimet ndaj Robert Dukës nuk lidhen vetëm me këtë ngjarje. Ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një tjetër grabitje banke, të ndodhur disa muaj më parë, po në zonën e Komunës së Parisit.

Grupi hetimor po vijon verifikimet për të dokumentuar përfshirjen e tij në të dyja ngjarjet. Gjatë grabitjes së 2 nëntorit nuk pati persona të lënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me procedurat e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës,...
14:36 | 09/11/2026

Hitaj për protestën: Efektivë me këmbë të thyer dhe dëmtime në kafkë! Zero lekë nga buxheti për mjetet speciale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj këtë të hënë ka marrë pjesë në Komisionin për Çështjet e Brendshme ku ka folur lidhur...
14:23 | 09/11/2026

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, policia vendos 21 gjoba

Policia e Tiranës ka vendosur këtë të hënë 21 gjoba ndaj disa protestuesve, në vlerën 5 000 lekë, të cilët gjatë tubimit të djeshëm bllokuan...
13:42 | 09/11/2026