Në Francë, bandat e drogës joshin të miturit me para dhe i përfshijnë në krime të dhunshme

Në Marsejë, një hetim i BBC-së ka dokumentuar se bandat e trafikut të drogës në Francë përfshijnë fëmijë dhe adoleshentë në shitjen e narkotikëve, por edhe në rrëmbime, tortura e vrasje.

Për t’i tërhequr, grupet kriminale u premtojnë përmes rrjeteve sociale para të shpejta, makina luksoze dhe një jetë të pasur. Për shumë prej të rinjve, megjithatë, përfshirja në këto rrjete kthehet në dhunë, shfrytëzim dhe krim.

Të lidhura

None found

Hetimi përqendrohet te DZ Mafia, banda famëkeqe që kontrollon një pjesë të konsiderueshme të tregut të drogës në Marsejë. Sipas BBC-së, ajo rekruton edhe jashtë qytetit, në zona të ndryshme të Francës, dhe të rinjtë që i bashkohen përfshihen si në shitjen e drogës, ashtu edhe në krime të dhunshme.

Dy adoleshentë 15-vjeçarë, të cilët iu drejtuan bandës për punë ndonëse e dinin se ishte e paligjshme, u mbajtën peng dhe u torturuan. Drejtuesit e grupit i akuzuan për mungesë parash në llogaritë e shitjeve dhe i dhunuan fizikisht; njëri prej tyre u përdhunua. Të dy mundën të kërkonin ndihmë duke i dhënë një klienteje një shënim. Për torturimin dhe keqtrajtimin e tyre janë dënuar gjashtë persona.

Hetimi rrëfen edhe rastin e Hugo-s, i cili u largua nga familja e tij në veri të Francës për të punuar në Marsejë. Ai u kishte thënë prindërve se do të punonte në një restorant. Vetëm tri javë më pas, një mjek telefonoi nënën e tij për t’i thënë se djali ishte qëlluar në kokë. Policia dyshon se Hugo ishte përfshirë në veprimtarinë e një bande kriminale.

Të dhënat e cituara në hetim tregojnë se, gjatë vitit 2025, më shumë se 10 mijë fëmijë u përfshinë në ndonjë formë të trafikut të drogës në Francë. Tregtia e paligjshme e narkotikëve në vend sjell rreth 7 miliardë euro në vit dhe përfshin afërsisht 200 mijë persona.

Rrjetet sociale janë ndër mjetet kryesore të rekrutimit: aty shpallen vende pune për korrierë, transportues droge dhe ekzekutorë. Ofertat shpesh shoqërohen me imazhe që synojnë të tërheqin të rinjtë, duke u premtuar fitime të mëdha.

Autoritetet franceze thonë se, që nga viti 2024, janë arrestuar rreth 1 mijë persona të lidhur me DZ Mafia dhe 600 prej tyre janë dërguar në burg. Pavarësisht kësaj, shtrirja e rrjeteve kriminale dhe përdorimi i platformave dixhitale po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë luftën kundër tyre.

BBC-ja vë në dukje se fëmijët e përfshirë në këto grupe e kanë shumë të vështirë të shkëputen. Ata mbeten të varur nga drejtuesit, të cilët i shfrytëzojnë dhe i trajtojnë si të zëvendësueshëm, ndërsa vazhdojnë ta drejtojnë veprimtarinë kriminale edhe nga burgu ose jashtë vendit.


Shtuar më 9.11.2026 14:55

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş