Aktualitet

Italia, Roberto Mancini është i bindur: Mund të arrijmë gjysmëfinalen e Nations League

Italia ka dy ndeshje shumë të rëndësishme këtë muaj me Francën dhe Belgjikën, të vlefshme për Nations League ku Të Kaltrit do të kërkojnë të mbrojnë vendin e dytë në grupin e tyre në Ligën A dhe të sigurojë kualifikim për në fazën finale të kompeticionit.

‘Duke parë situatën në këtë moment, duke parë sesi shkuan gjërat në 4 ndeshjet e kaluara, kemi mundësinë të luajmë për kualifikimin në gjysmëfinale-tha Roberto Mancini nga Coverciano kur kombëtarja italiane nisi grumbullimin-por është e sigurt gjithashtu se rruga është e gjatë dhe ka ende shumë për të bërë’.

Mancini theksoi se është një detyrim për të që të kërkuar lojtarët e rinj dhe për t’i njohur ata.

‘Ka nga ata që të rinjtë i aktivizojnë, të tjerë jo-shtoi trajneri i Të Kaltërve-por ne kemi detyrimin që t’i kërkojmë dhe të grumbullojmë lojtarët e rinj që t’i njohim direkt. Për këtë arsye marrim edhe lojtarë shumë të rinj me cilësi të mira teknike. Mendoj se në një kohë të shkurtër ata mund të bëhen shumë të mirë’.

Për këto dy ndeshje nuk janë grumbulluar Bernardeschi dhe Cristante dhe Roberto Mancini shpjegoi arsyet për mungesën e tij.

‘I njohim Bernardeschin dhe Cristanten, nuk është e nevojshme t’i provojmë-tha Mancini-kur të kemi nevojë për ta do t’i grumbullojmë. Tani kemi nevojë për të tjera zgjidhje, lojtarë më të rinj që duhet të fitojnë eksperiencë’

Por te kombëtarja italiane është kthyer Nicolo Zaniolo nga i cili Mancini pret që të bëjë diferencën.

‘Tani nuk është më një djalosh, duhet të bëjë diferencën në fushë-tha Mancini-Në 2018 nuk kishte shumë besim në fillimin e rrugëtimit tim, por kishte lojtarë më ekspertë në skuadër. Tani kemi më pak të tillë dhe ndoshta do të duhet pak më shumë kohë që t’i kemi’.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.