E hënë, 9 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për ministren virtuale “Diella”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e dispozitave të dy dekreteve që lidhen me ministren virtuale “Diella”.

Vendimi është marrë më 8 tetor 2026 dhe është publikuar zyrtarisht më 9 nëntor. Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e deputetëve, duke lënë në fuqi dispozitat e kundërshtuara.

Vendimi përbën qëndrimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë kërkesë, e cila kishte në fokus aktet që lidhen me funksionimin e ministres virtuale “Diella”.

Ndërkohë, në të njëjtin njoftim të Gjykatës Kushtetuese janë publikuar edhe vendimmarrje të tjera, që lidhen me çështje të shqyrtuara nga ky institucion.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.