Sport

Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën

Lajme jo të mira për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e ardhshme, pasi ka pësuar një dëmtim në pulpë.

Problemi fizik është shfaqur të dielën, përpara sfidës mes Sunderlandit dhe Chelseat. Xhaka ka ndier shqetësime gjatë nxehjes, çka e ka detyruar të mos zbresë në fushë në këtë përballje.

Për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, futbollisti iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore me rezonancë magnetike të hënën në mëngjes. Pas kontrolleve, Federata Zvicerane e Futbollit bëri të ditur se kapiteni nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës.

“Granit Xhaka do ta humbasë grumbullimin e Kombëtares për shkak të një lëndimi në pulpë”, thuhej në njoftimin e federatës.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.