Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një skemë të re të bonusit të bebeve, e cila parashikon mbështetje financiare mujore për familjet shqiptare për një periudhë pesëvjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se skema e re pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027 dhe masa e përfitimit do të ndryshojë në varësi të numrit të fëmijëve në familje.

Konkretisht, për fëmijën e parë do të jepen 5 mijë lekë të rinj  në muaj, për të dytin 7 mijë lekë të rinj në muaj, ndërsa për fëmijën e tretë 10 mijë lekë  të rinj në muaj.

"Bonusi i bebeve, me një mbështetje të re mujore për familjet shqiptare! Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite:

5,000 lekë/muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në 5 vite; 7,000 lekë/muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në 5 vite; 10,000 lekë/muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në 5 vite", shkruan kreu i qeverisë.