‘Nëse duam të ndryshojmë sistemin, duhet të adresojmë njëkohësisht numrin e mandateve të deputetëve. Hajde shkurtojmë numrin e deputetëve, nga 140 në 101, dhe të mendojmë një komision për reformë kushtetuese’. Ky propozim i Damian Gjiknurit u refuzua nga bashkëkryetari I opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, I cili bëri të qartë se PD kërkon reformimin e formulës zgjedhore përmes proporcionalit kombëtar me lista 100% të hapura.