Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot (9 nëntor) përmes një postimi në Facebook skemën e re të Bonusit të Bebes, e cila pritet të nisë nga 1 korriku 2027.
Sipas tij, për çdo fëmijë të lindur do të ofrohet mbështetje financiare mujore për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas skemës së njoftuar, familjet do të përfitojnë 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Në total, për pesë vite, përfitimi do të arrijë përkatësisht në 300 mijë, 420 mijë dhe 600 mijë lekë.
Njoftimi i Ramës vjen një ditë pas prezantimit nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, në Korçë, të politikave të reja për mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve.










