“A beson dikush se ishin të ndershme?” Trump vë në pikëpyetje drejtësinë e zgjedhjeve në SHBA
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën pak ditë më parë, ku demokratët morën kontrollin në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan pyeti nëse dikush vërtet besonte se zgjedhjet ishin të drejta, ndërsa shprehu habinë e tij për faktin se sondazhet ishin kaq të gabuara.
“A beson vërtet dikush se këto ‘zgjedhje’ ishin të drejta? Si është e mundur që rezultatet e sondazheve të ishin kaq të gabuara?”, shkruan Trump.
“Disa nga numërimet masive të votave të votimit të hershëm ishin aq të mëdha sa e bënë fitoren të pamundur, pavarësisht se sa njerëz dolën në fund të fundit për të votuar. E gjitha ka të bëjë me makinat e numërimit të votave, të cilat rezultojnë shumë më të rëndësishme se vetë votuesi!”, tha ai.




