Gjyqtarja e posacme Elsa Ulliri e hapi seancën e Partizanit ku u dëgjuan dëshmitarë të rëndësishëm duke lënë të kuptohej se ka rezervat e saj për rregulloren kufizuese që përplasi gjykatën me avokatinë dhe median.mbas bojkotit disa javor gjyqtarja falenderoi në nisje të gjyqit avokatët për prezencën. Më tej u tha palëve se eksperti I caktuar në cështje, kishte njoftuar se do vinte me vonëse në gjyq por sapo të mbërrinte do ti shkruante mesazh sekretares. Për këtë moment gjyqtarja komentoi “ eksperti nuk e di që as sekretares nuk I lejohet telefoni”. Hapja e një prej cështjeve më të rëndësishme me këto batuta , la të kuptohet se megjithë rënien e bojkotit , rregullorja vazhdon të jetë në pikëpyetje. e para që dëshmoi ishte ish drejtoresha e kthimit dhe kompensimit të pronave Justina Borici e cila kujtoi se mbas emërimit në këtë detyrë ish kryeministri Sali Berisha nuk I kishte kërkuar asnjëherë favorizim për pronat.