“Këta katër lojtarë do ta dërgojnë Man. United në Championship. Nuk qëndron problemi te trajneri”

9 Nëntor 2026
19:48
Telesport
back button

Ish-legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka bërë një vlerësim tejet kritik për repartin e mbrojtjes te “Djajtë e Kuq” pas barazimit kaotik 4-4 kundër Aston Villës. Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e 18-të me vetëm 8 pikë, pas 10 javëve të para.

Neville beson se mungesa e përforcimeve në vijën e prapme e ka lënë ekipin në një pozitë të rrezikshme, e cila mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e tyre në elitën e futbollit.

“Arsyeja pse Manchester United ka pësuar katër gola është se nuk kanë investuar në mbrojtje gjatë afatit kalimtar. Të gjithë e dinin se duhej ta bënin këtë; kishin nevojë për mbrojtës. Lojtarët aktualë po bëjnë gabim pas gabimi.

Mbrojtësit që e luajtën ndaj Aston Villa (Noussair Mazraoui, Leny Yoro, Ayden Heaven dhe Dorgu ) do ta çojnë klubin drejt rënies nga kategoria. Shikoni gabimet në mbrojtje… të gjithë bërtitëm gjatë afatit kalimtar se duhet të sillnin mbrojtës. Duhej ta kishin përdorur buxhetin e transferimeve për të afruar mbrojtës.

Mund të vazhdoni të ndërroni trajnerë me mendimin se kjo është zgjidhja. Por, siç është vërtetuar tashmë me tetë trajnerë të ndryshëm në 12 vitet e fundit, kjo nuk është zgjidhja”, tha Gerry Neville në një intervistë të fundit për “NBC Sports”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit