Dhuna e policisë ndaj gazetarit holandez: Më mbajtën në komisariat pa më lexuar të drejtat, më morën telefonin pa procesverbal!

19:56, 09/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei ka denoncuar shkeljet e të drejtave dhe dhunën që ka përjetuar gjatë shoqërimit në polici në protetën e të shtunës në Tiranë .

Në intervistën ekskluzive në SYRI TV me Armela Ferkon, Oei tregon se efektivët përdorën spray në fytyrën e tij, megjithëse ndodhej i ndaluar dhe nën mbrojtjen e policisë, ndërsa për orë të tëra nuk iu ofrua as ndihmë mjekësore.

Oei denoncon gjithashtu se nuk iu komunikua akuza dhe nuk iu lexuan të drejtat, ndërsa telefoni iu sekuestrua pa procesverbalin përkatës. Pajisja iu kthye vetëm të nesërmen, pas ndërhyrjes së Ambasadës Holandeze. Për shkak të shqetësimit se mund t'i ishin kopjuar të dhënat dhe kontaktet gazetareske, ai thotë se u detyrua ta fshinte plotësisht telefonin.

Intervista ekskluzive:

Oei: Po patjetër, unë u identifikova si, me emrin tim, si gazetar holandez. Edhe që unë isha atje në, në funksionin tim si gazetar, si shkrimtar, si një njeri që ka shkruar për Shqipërinë tani për gati 15 vite domethënë.

Ferko: Po, e vërtetë. Dhe çfarë ndodhi pastaj? Pra, dua të dimë më shumë atë që ka ndodhur përtej asaj që mund të kapi kamera. Pra, përtej sjelljes së policisë. Çfarë ndodhi pra? Çfarë komunikimi patët, çfarë argumenti të dhanë?

Oei: Po ok, shiko, besoj se fakti më i rëndësishëm është... fakti i parë është fakti që në momentin që ti je i ndaluar si protestues, si qytetar, si gazetar, ti je nën mbrojtje të policisë, në fakt. Edhe unë isha në atë moment që tani tregohet në ekranin tjetër, në video, nën mbrojtjen e policisë, nën mbrojtjen e shtetit. Unë jam ndaluar. Në atë moment, patjetër unë nuk mund të lëndohem në asnjë mënyrë. Por fakti është që ata policë ishin duke bërë spray me këtë...

Ferko: Po, duke hedhur spray.

Oei: ...kundrejt një gazetareje tjetër, që ishte duke filmuar. Ajo që ishte Alisa Braho, fiks. Po. Edhe unë e kisha atë spray në, në fytyrë.

Kjo është absolutisht një shkelje të të drejtës sime, se kjo nuk duhet të ndodhë. Së pari, sepse Alisa ishte vetëm duke filmuar. Domethënë, nuk duhet të...

Ferko: Vetëm po filmonte shoqërimin tënd, po.

Oei: Fiks. Kjo është e paligjshme. Së dyti, spray-n e kisha marrë edhe unë. Edhe unë isha totalisht, si thuhet, qorr. Domethënë nuk kisha mundësi të shikoja. Komplet. Edhe nuk më ofrohen, nuk më ofrojnë asnjë ndihmë mjekësore, asgjë, asgjë.

Ferko: As në komisariat?

Oei: Në komisariat në fund fare, unë isha duke ulëritur domethënë nga dhimbja, edhe në fund u lejova të pastroj fytyrën me ujë.

Ferko: Po çfarë bën me ty në komisariat? Pra, arrite ti të kuptosh, a të thanë ty si procedurë, pse u shoqërove?

Oei: Po shiko, procedura nuk ishte me thënë të vërtetën. Domethënë, së pari unë duhet të informohem për krimin që paskam bërë. Së dyti, duhet të më lexohen ato të drejtat e mia. Nuk ishte bërë. Pas një, dy orësh unë kam të drejtën të bëj një telefonatë, unë kam të drejtën të flas me një avokat përpara. Domethënë të gjitha këto gjëra në fund fare, në njëfarë mënyre ishin përmbushur por jo në mënyrë të drejtë. Nuk kishte asnjë procedurë. Kisha disa policë duke plotësuar formularë me dorëshkrim, kupton? S'kishte asnjë kushte. Telefoni im ishte konfiskuar...

Ferko: U konfiskua telefoni yt.

Oei: Nuk u fut në një zarf me vulë, por vetëm në ndonjë letër... amatorizëm

Ferko: Pra, u konfiskua dhe telefoni yt se ka rëndësi ky element. Jo nuk është thjesht amatorizëm në fakt, por ky element i sekuestrimit të telefonit që është një mjet shumë i rëndësishëm pune për një gazetar, aty janë informacione të rëndësishme, janë burimet e rëndësishme dhe në fakt më kujtohet që 'Safe Journalists' kishte ngritur shqetësimin që mund të kishte një kopjim të të dhënave nga telefoni yt dhe nuk mund të dihet kjo gjë. Je ti i shqetësuar që kjo gjë mund të ketë ndodhur?

Oei: Patjetër që jam i shqetësuar. Ata më kanë marrë telefonin, vetëm në fund të procesit, domethënë pas katër pesë orësh është bërë ndonjë procesverbal. Unë nuk kam marrë një procesverbal të sekuestrimit, edhe vetëm me sa duket, pas çikë presioni nga ana e Ambasadës Holandeze, më është kthyer telefoni të nesërmen.

Ferko: Të nesërmen.

Oei: Të dielën. Domethënë unë e kam tani. Por gjithsesi, mua më është dashur të fshij komplet telefonin, që nga e para, se patjetër unë nuk e...

Ferko: Ke pasur ti gjëra të rëndësishme aty për të cilat je shqetësuar që mund të ndikojnë... Tani unë e bëj këtë pyetje për publikun se nuk kam dyshime që ke pasur, po...

Oei: Shiko ti mund të imagjinosh, unë 15 vite kam që merrem me Shqipërinë, 15 vite që unë flas me njerëz që punojnë edhe për qeverinë, edhe me opozitën, edhe me shoqërinë civile. Domethënë kam shumë kontakte atje brenda, edhe shumë bisedime për një shumëllojshmëri rastesh, përfshirë patjetër...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco