Sfidat ne Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht punën për dy ndeshjet e fundit të Nations League Një tjetër kapitull shkruhet në historinë e përplasjeve mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës. Kjo e fundit ditën e premte shkoi të banesa e futbollistit në Nordelta, një qytet që është rreth 30 km larg Buenos Airesit. Mes të dyve shpërtheu një zënkë e ashpër në rrugë, sa u desh ndërhyrja e forcave të rendit.
Në një denoncim të Wanda Narës theksohet se gjithçka nisi nga momenti kur ish bashkëshorti i saj kishte qortuar dhe mbyllur vajzën e tyre 11 vjeçare në dhomën e saj. Vogëlushja më pas kishte kërkuar ndihmë përmes një laptopi dhe Whatsapp-it. Sipas medias argjentinase janë hapur hetime për lëndime të mundshme dhe se futbollisti kishte refuzuar t’iu dorëzonte autoriteve aparatin nga ku kishte nisur komunikimi i vajzës.
‘Mauro Icardit iu ndalua t’i afrohet së bijës për 45 ditë-shkruan e përditshmja El Clarin në një artikull të saj që më pas vazhdon-Urdhri i gjykatës vendosi që futbollisti nuk mund t’i afrohet në më pak se 300 m nga banesa e minorenes ose nga çdo vend ku ajo ndodhet. Për më tepër i ndalohet edhe të komunikojë me të bijën në çfarëdo lloj mënyre, personalisht, në telefon, përmes sms, rrjeteve sociale apo përmes palëve të treta’.
Por pak orë më vonë futbollisti doli me një komunikatë për shtyp të avokatëve të tij.
‘Mauro Icardi nuk e ka rrahur kurrë vajzën e tij-lexohet në komunikatë-raporti në shërbimet e emergjencës që i erdhi në ndihmë është kategorike; nuk ka pasur lëndime. Na vjen keq, edhe njëherë, që vajzat ekspozohen dhe përdoren si instrument në përplasjet mes të rriturve’.
Përsa i përket arrestimit të mundshëm të Icardit, avokatët e futbollistit e mohuan në mënyrë kategorike.
‘Nuk ekziston asnjë urdhërarresti në drejtim të tij-vijon komunikata-mund të pohojmë se është kryer një kontroll në banesën e tij, por që ne e konsiderojmë jo të nevojshme. Për të marrë kompjuterin dhe telefonin celular që u sekuestruan do të mjaftohej urdhërimi i dorëzimit të tyre, duke paralajmëruar se, në rast të mosdorëzimit, do të procedohej me sekuestrimin e tyre. Jemi të parët që na intereson që këto aparate t’i nënshtrohen ekspertizës sepse që aty do të dalë se ngjarjet nuk kanë ndodhur siç u tregua publikisht. Për këtë arsye i kërkuam prokurorisë që pas sekuestrimit t’i mbajë në kontrollin e saj deri në ekzekutimin e ekspertizës. Kemi besim se hetimet do të hedhin dritë mbi të vërtetën e asaj që ndodhi’.
Top Channel