Një vit pasi u emërua në krye të Portit të Durrësit, Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen. Vendimi u është komunikuar edhe punonjësve këtë të hënë. Dorëheqja erdhi menjëherë pas thirrjes së kryeministrit për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre. Në vend të tij po këtët të hënë është emëruar Andrea Shllaku, i cili ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës. Gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Liburnit dhe deri në emërimin e tij, Shllaku qe i komanduar në këtë detyrë. Stafit të autoritetit portual të Durrësit pritet që t’i zyrtarizohet paraditen e së martës drejtori i ri. Liburn Aliu u emërua në krye të Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar në këtë post Kreshnik Bajraktarin.