Protesta studentore këtë të hënë para Kryeministrisë është shoqëruar me debate dhe tensione mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Rreth orës 19:45, efektivët e policisë kanë kërkuar dokumentet e identifikimit të disa personave të pranishëm në zonë, me qëllim vendosjen e gjobave administrative për pjesëmarrjen në tubim.
Veprimet e policisë janë kundërshtuar nga qytetarët, ndërsa një prej tyre i tha Euronews se ishte ndaluar teksa po kalonte në trotuar dhe se efektivi i kishte komunikuar se ishte identifikuar përmes fotografive gjatë protestës.
Qytetari pretendoi se nuk kishte qenë pjesë e tubimit, por thjesht po kalonte në zonë. Pas debateve, efektivët janë larguar nga vendngjarja.