AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon 158 vjet burg për të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut

Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të pandehurve Viktor Imeraj, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai dhe Luftar Reçin për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në shkurt të vitit 2005 në Tiranë, si dhe të pandehurve Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi për vrasjen e Klodjan Saliut në aksin rrugor Durrës-Maminas, në të njëjtën periudhë.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
spak e1771523302580
Një efektiv policie në derën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kërkoi të hënën më 9 shtator dënimin me 158 vjet burg për shtatë të pandehurit e akuzuar për autorësinë e dy atentateve të ndodhura në muajin shkurt të vitit 2005, ku në atë në Tiranë mbetën të vrarë Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi, ndërsa në aksin Durrës-Maminas humbi jetën Klodjan Saliu, si dhe u plagos Osman Truma.

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 25 vjet burg të Viktor Bajraktari Imerajt, Emiljano Shullazit dhe Indrit Taullait për vrasjen e Lamajt dhe Arsit. Për të pandehurin tjetër për këtë ngjarje, Luftar Reçi, u kërkua dënimi me 8 vjet heqje lirie. Edhe për të pandehurit e tjerë, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi, të akuzuar për vrasjen e Klodjan Saliut, u kërkua dënimi me nga 25 vjet burgim.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Mbajtje pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Lulzim Berisha u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare në dhjetor të vitit 2023 në Alicante të Spanjës, ndërsa Plaurent Dervishaj u deportua në Shqipëri nga Emiratet e Bashkuara Arabe në gusht të 2024-ës. Dervishaj u gjykua dhe u dënua gjashtë muaj më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së PArë me burgim të përjetshëm, pasi u gjet fajtor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku mbeti i vrarë i ndjeri Andi Maloku, si dhe për organizimin e pritave të tjera për t’i ekzekutuar ata.

 

Etiketa: Emiljano ShullaziIndrit TaullaiKlodjan SaliuLulzim BerishaPlaurent DervishajVajdin LamajViktor Imeraj
spak e1771523302580

SPAK kërkon 158 vjet burg për të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut

21:03 | 09/11/2026
beci 750x584

SPAK kërkon shërbim prove për kryebashkiakun Benet Beci

17:33 | 09/11/2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

Reforma Zgjedhore në vendnumëro, PS paralajmëron propozime të njëanshme

17:00 | 09/11/2026
rtsh foto kuvendi

RTSH i kërkon Kuvendit 750 milionë lekë shtesë në buxhetin 2027

16:04 | 09/11/2026

Armela Krasniqi: Kur në ekran bëhet thirrje për luftë civile

15:40 | 09/11/2026
Raporti i AMA: Televizionet abuzuan gjatë pandemisë me reklama për barnat

Gjobat e AMA ndaj emisioneve politike ngrenë alarm për cënim të lirisë së shprehjes

08:03 | 09/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.