Trofeu i Golden Boy 2026 shkon te Barcelona, në duart e Pau Cubarsi Juventus i gëzohet Guglielmo Vicario, por në muajt e verës, Zonja e Vjetër kontaktoi me disa portierë përpara se të zgjidhte ish gardianin e Tottenham dhe ista e parë e bardhezinjve ishte ajo që të çonte te Alisson Becker.
Braziliani po hynte në vitin e fundit të kontratës me Liverpool dhe dukej se dëshira e të dy palëve ishte ndarja e rrugëve mes tyre.
Por pas largimit të futbollistëve me peshë si Mohamed Salah dhe Andy Robertson, bëri që drejtuesit e The Reds të bllokojnë edhe largimin e Alisson. Tani, me ardhjen e Andoni Iraola në pankinën e Liverpool, gjërat duket se kanë ndryshuar totalisht. Alisson, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2027, tani është më i hapur ndaj një rinovimi të mundshëm me klubin anglez.
‘Varet nga shumë aspekte e disa situata, por dëshira ime është që të qëndroj-është shprehur Alisson-jam i lumtur këtu, familja ime është e lumtur dhe unë kam ende uri për trofe’.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe trajneri Iraola: ‘Shpresoj që të qëndrojë me ne edhe për ca kohë’-ishin fjalët e trajnerit spanjoll.
Top Channel