Mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, u diskutua në lidhje me akuzat e reja të publikuara për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni.
Debati mbi akuzat ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, është shoqëruar me përplasje në emisionin “Top Story”, mes Mentor Kikisë dhe Artan Hoxhë.
Diskutimi u përqendrua te dyshimet për lidhje të paligjshme, roli i institucioneve të sigurisë dhe mënyra se si po trajtohet çështja nga drejtësia. Kikia ngriti shqetësime për gjendjen e institucioneve shtetërore, ndërsa Hoxha foli për një lojë më të madhe dhe për një SHISH të dobësuar, duke e cilësuar shërbimin si të paaftë për të përmbushur misionin e tij.
Pjesë nga debati:
Mentor Kika: Ka disa kohë që këtë fajtorin po duam t’a shohim me thes në kurriz. Jam dakord me shqetësimet se pse u nxor tani dhe jo më parë. Apo jam një milion herë më shumë i shqetësuar se SHISH është bërë si kafene ordinerësh. Këtu nuk ka nevojë për thes, provat janë se drejtoresha ishte nëpunëse e Agasit. Ergysi nuk i gjeti te furra e bukës së lagjes. Kemi faktin tjetër, nuk na del me thes për fat të keq.
Artan Hoxha: Zonja është derr me thes. Ti po flet për një vendim masë sigurie, ne po flasim për dosjen. Nëse do ta dënosh e dënojmë
Mentor Kikia: Tre fakte që janë publike. Këtë zonjën nuk e nderojnë dhe as e rendojnë.
Artan Hoxha: Unë them se është një lojë më e madhe për të mbuluar këtë. SHIK është aq i mbaruar, shërbimi që do na mbronte është copë copë.
Mentor Kika: Unë për vete jam qytetarisht i alarmuar kur e shoh shtetin tim të shtrirë për tokë të bërë llucë
Top Channel
