Festa që shkaktoi skandal në Gjermani, Federata thërret për sqarime lojtarin e Dortmundit Kombëtarja franceze përfundon në shënjestrën e UEFA për një thyerje të rregullores gjatë sfidës së Nations League kundër Belgjikës. Federata Franceze e Futbollit do të duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurosh për shkak të një detaji që lidhet me veshjen e futbollistëve dhe që shkaktoi edhe vonesën e fillimit të lojës.
Episodi u verifikua në 28 shtator të 2026 kur dy kombëtaret duhej të përballeshin në orën 20:45. Pak para hyrjes në fushën e lojës të skuadrave, doli një problem me shiritat elastikë të përdorur nga futbollistët francezë për të mbajtur të fiksuara çorapet. Ngjyra e tyre nuk ishte konform dispozitave të UEFA dhe stafi u detyrua që të ndërhyjë për të sistemuar gjithçka duke bërë që të shtyhet starti i ndeshjes. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, UEFA më pas e sanksionoi Federatën Franceze të Futbollit më një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Ky nuk është i vetmi problem organizativ që ka shoqëruar ndeshjet e para të Zinedine Zidane në krye të kombëtares franceze. Gjatë transfertës së mëparshme në Turqi, trajneri i Francës kishte zbritur në fushë pasi himni kombëtar, “Marsejeza”, kishte nisur tashmë. Vonesën e tij e kishte justifikuar me faktin se protokolli ishte zhvilluar më shpejt nga sa ishte parashikuar. Në të njëjtën ndeshje, në dhomat e zhveshjes ishte harruar edhe flamuri me stemën e kombëtares franceze, i cili u mor vetëm pak çaste para vërshëllimës së fillimit të takimit.
Top Channel