Këngëtari kolumbian Maluma pritet të performojë në Prishtinë gjatë vitit 2027. Lajmi është i rëndësishëm për fansat e tij në Kosovë dhe Shqipëri, pasi artisti është ndër emrat më të njohur të muzikës latine në botë.
Prishtina renditet mes mbi 60 qyteteve ku Maluma planifikon të ndalet me turneun e ri, “Loco X Volver World Tour 2027”. Në itinerarin evropian përfshihen gjithashtu Parisi, Madridi, Barcelona, Berlini, Milano, Vjena, Budapesti dhe qytete të tjera të rëndësishme.
Të lidhura
None found
Destinacionet u bënë publike nga vetë këngëtari në rrjetet sociale dhe janë pasqyruar edhe në faqen e tij zyrtare. Turneu do të shtrihet në Evropë, Amerikë dhe Afrikë.

Ende nuk janë njoftuar data e koncertit në Prishtinë, vendi ku do të mbahet apo detajet për shitjen e biletave. Po ashtu, nuk dihet nëse Maluma do të marrë pjesë në festivalin Sunny Hill apo nëse do të zhvillojë një koncert më vete.
Emri i turneut vjen nga albumi i ri i artistit, i publikuar në vitin 2026. Në koncertet e pritshme do të interpretohen këngë nga ky projekt, si edhe hitet që e kanë bërë Malumën një prej artistëve më të dëgjuar të muzikës latine.







