Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Aron Orban është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e qenieve njerëzore. Lajmi është bërë publik nga kryeministri hungarez Péter Magyar, i cili iu referua raportimeve të mediave për arrestimin e tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Magyar bëri të ditur se hetimet po vijojnë nga Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Sipas mediave hungareze, operacioni është zhvilluar në Budapest dhe në disa zona të qarkut të Pestit, ku janë arrestuar disa persona dhe janë kryer kontrolle në banesa.