Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Elezi, është shprehur se nuk është domosdoshmëri që ndryshimet e reformës, përsa i përket zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare, të ecin bashkarisht.
Komentet Elezi i bëri në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ku tha se PS kërkon përmes përfaqësuesve të saj në komision që të garantohet zgjedhja e anëtarëve përfaqësues për të gjithë territorin dhe që zonat rurale të kenë një zë në këshillta bashkiakë.
“Nuk është domosdoshmëri që ndryshimet e reformës përsa i përket zgjedhjeve vendore dhe zgjedhjeve parlamentare të ecin bashkarisht. Ne jemi përballë zgjedhjeve më të afërta që kanë të bëjnë me pushtetin vendor. Ne kemi marrë angazhimin si Komision duke çuar edhe jemi përfaqësues që të garantohet zgjedhja e anëtarëve përfaqësues të të gjithë territorit, duke futur edhe konceptin e qyteteve dhe duke ruajtur ato që janë përqindje të popullsisë, duke përfshirë zonat rurale, që të jenë po ashtu zë në këshillat bashkiakë. Kjo është një nga elementët që na intereson më shumë për të ruajtur përfaqësimin demokratik të gjerë dhe jo të përqëndruar. Duhet bërë edhe diskutimi nëse ka propozime përsa i përket zgjedhjeve të kryetarit të bashkisë. Këto mund të ecin dhe të propozohen shumë më shpejtë mendoj unë... Balotazhi ka kuptim kur nuk arrihet dot që të sigurohet dot nga një kandidat i vetëm 50% e mbështetjes. Tipikisht shkohet edhe kur ka një larmishmëri. Nuk është se ka ndodhur shpesh në rastet tona, por sërish është diçka që ja vlen...”, tha mes të tjerash Elezi.
Lajmi kryesor:
Reforma zgjedhore/ Ish-kreu i KQZ: Duhet ngritur Komision për Ndryshimet Kushtetuese! Propozoj Parlament me 2 dhoma dhe zgjedhjen e Presidentit nga populli









