Rubio: Trumpi përcakton politikën e jashtme të SHBA-së, jo Kongresi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se presidenti Donald Trump është ai që përcakton drejtimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se roli i Kongresit nuk e zëvendëson udhëheqjen e presidentit në këtë fushë.

Duke folur të hënën para gazetarëve në Paris, Rubio tha se administrata presidenciale është institucioni që udhëheq dhe përcakton politikën e jashtme amerikane.

“Natyrisht, Kongresi ka një rol në politikën tonë të jashtme, por është administrata, përkatësisht dega ekzekutive, ajo që udhëheq politikën e jashtme amerikane dhe, në fakt, e përcakton atë”, tha Rubio.

Ai kujtoi gjithashtu përvojën e tij si senator, gjatë administratave të presidentëve demokratë, kur kishte tentuar të ndikonte në përcaktimin e politikës së jashtme.

Sipas tij, kjo mënyrë e funksionimit është në përputhje me traditën historike amerikane dhe me mënyrën se si është ndërtuar Kushtetuta e SHBA-së.

Rubio theksoi se Kongresi vazhdon të ketë kompetenca në politikën e jashtme, veçanërisht përmes vendimeve për financimin dhe mbikëqyrjes së administratës.

“Por faktori numër një në përcaktimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet presidenti i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika