Uashingtoni sinjalizon uljen meksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakisht

10 Nëntor 2026 | 08:12

Donald Trump ka deklaruar se “Irani, nga pikëpamja ushtarake, praktikisht ka marrë fund”, ndërsa ka thënë se pas negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme ka “zhvillime pozitive dhe përparim”.

“Ne thjesht po e mbajmë situatën në sgjendjen aktuale”, tha presidenti amerikan të hënën.

“Dhe këtë po e bëjmë në fakt me kërkesë të vendeve fqinje të Iranit”, shtoi ai.

Duke iu drejtuar gazetarëve nga salla e konferencave për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmet e reja të SHBA-së ndaj Iranit ishin “shumë të pamundura”, por se SHBA-të ishin “të përgatitura” nëse rrethanat ndryshonin.

Zyrtarët iranianë kanë shprehur vazhdimisht dyshime rreth komenteve të mëparshme të Trumpit në lidhje me zgjidhjen e konfliktit.

Kjo nuk është hera e parë që Trump ka thënë se lufta me Iranin ka mbaruar “ushtarakisht”, por rrethanat për të janë të ndryshme tani.

Presidenti ka lënë të kuptohet për uljen e tensioneve në Iran pas një sërë rezultatesh të ashpra të zgjedhjeve të mesit të mandatit për republikanët javën e kaluar, për të cilat figura të larta, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, ia kanë fajësuar luftën e Iranit.

Përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit, Trump kishte thënë se forcat amerikane kryen atë që ai e përshkroi si “sulme të vogla” në një ishull iranian në Ngushticën e Hormuzit . Megjithatë, në një intervistë me 60 Minutes që u transmetua të dielën, presidenti tha se aktualisht nuk shihte “asnjë arsye” për të përshkallëzuar konfliktin.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se pse nuk do të deklaronte zyrtarisht fundin e luftës, Trump tha se disa nga aleatët e Gjirit mund të përballen ende me agresionin iranian.

“Ne kemi disa aleatë të shkëlqyer atje dhe duhet të sigurohemi që ata të mos lëndohen”, tha ai, duke sugjeruar se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane po ndihmonte për ta bërë rajonin më të sigurt.

Çmimet globale të naftës, të cilat kanë rënë ndjeshëm që nga zgjedhjet e mesit të mandatit, ranë më tej pas komenteve të Trump.

Të martën pasdite në Azi, nafta e papërpunuar Brent ishte më shumë se 1% më e ulët në 91.50 dollarë, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra me 1.2% në 85.82 dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump zgjedh drejtuesin e Palantir për rolin e sigurisë kibernetike në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar një ekzekutiv të Palantir Technologies për të drejtuar Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës së SHBA-së (CISA) mes kërcënimeve...
08:12 | 10/11/2026

Kërcënim nga Irani? Avionët amerikanë zhvendosen nga Britania e Madhe drejt Gjermanisë

Ushtria amerikane ka zhvendosur avionët nga një bazë e dytë ajrore në Britani, pas një kërcënimi nga Irani, raporton gazeta The Wall Street Journal, duke...
08:10 | 10/11/2026

Trump zbardh bisedën telefonike me Huang: FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një grua të dyshuar si spiune kineze

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se FBI-ja po heton lidhjen e drejtuesit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, me një grua të dyshuar si...
07:51 | 10/11/2026