Grabiti 120 mijë euro nga dy banka në Tiranë/ Robert Duka: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dy shokëve nga 3 mijë euro sepse…

Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë me qira, i kanë mundësuar Policisë Kriminale të Tiranës të identifikojë dhe të arrestojë mbrëmjen e djeshme autorin e dy grabitjeve të bankave në kryeqytet, Robert Duka.

Robert alias Albert Duka, dyshohet se pjesën më të madhe të shumës prej afro 120 mijë eurosh, të vjedhur në dy filialet e bankave “OTP Bank” dhe “Raiffeisen Bank”, e ka shpenzuar në disa kazino të Tiranës.

Të lidhura

None found

Mësohet se një shumë prej 6 mijë eurosh, Duka ia ka dhënë dy miqve të tij në Vlorë, duke i dorëzuar secilit nga 3 mijë euro.

Kjo shumë tashmë është sekuestruar nga policia, pas kontrolleve të ushtruara nga efektivët e Tiranës në qytetin e Vlorës.

Dy personat janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se paratë ua kishte dhënë Robert Duka për t’u shlyer një borxh që ai kishte ndaj tyre.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e Dukës, Policia Kriminale ka arritur të sekuestrojë vetëm 2 200 euro.

Gjatë komunikimit me oficerët e policisë, Albert Duka, u ka treguar se paratë dhe eurot e vjedhura në dy bankat, më 2 qershor 2026 dhe 2 nëntor 2026, i kishte shpenzuar duke luajtur në disa kazino në Tiranë.

Për të verifikuar këto pretendime, policia dhe prokuroria mësohet se u kanë kërkuar sot informacion katër kazinove të njohura në kryeqytet, për të konfirmuar nëse Albert Duka ka qenë klient i regjistruar i tyre.

Në rast se po, institucioneve u është kërkuar të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës, si dhe pamjet filmike.

Megjithatë, pretendimin se paratë e grabitura i kishte shpenzuar në kazino, Robert Duka nuk e ka dhënë në një deklarim të mbajtur me procesverbal. Këto pretendime ai i ka shprehur vetëm gjatë komunikimit me punonjësit e policisë dhe prokurorin e çështjes.

Mësohet se Robert Duka nuk ka dhënë deklarim me procesverbal, pasi një gjë e tillë nuk është lejuar nga avokati i tij mbrojtës.

Në kuadër të hetimeve është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e Robert Dukës, e cila punon pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Ajo ka deklaruar se shumën prej 120 mijë eurosh e kishin siguruar nga shitja e një apartamenti në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Gruaja ka pohuar para policisë se nuk kishte pasur dijeni për përfshirjen e bashkëshortit të saj në grabitjet e bankave. Pas dhënies së deklarimeve, ajo është lënë e lirë, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për veprën penale “Grabitje me armë të bankave”, e cila parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.

Ditën e nesërme, pritet që Albert Duka të dalë përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse Duka ka pasur bashkëpunëtorë në realizimin e dy grabitjeve. Policia dhe prokuroria e Tiranës po kryejnë veprime hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, pasi dyshohet se një person i dytë e ka larguar me automjet autorin pas grabitjes së “OTP Bank”, më 2 qershor 2026.

Edhe mënyra e realizimit të grabitjes në filialin e “Raiffeisen Bank” paraqet ngjashmëri me atë të “OTP Bank”.

Sipas hetuesve, të dyja grabitjet janë kryer në datën 2 të muajve përkatës. Më 2 qershor 2026, Albert Duka, i maskuar, ka hyrë me shpejtësi në ambientet e “OTP Bank” dhe, pasi ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës, është larguar nga zona me një monopatinë elektrike.

E njëjta siluetë është konstatuar edhe më 2 nëntor 2026, në ambientet e “Raiffeisen Bank”. Edhe në këtë rast, Albert Duka, i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme që në pamje ngjante me pistoletë, ka hyrë në ambientet e brendshme të bankës dhe ka arritur të marrë një shumë parash nga arka.

Autori dyshohet se ka përdorur të njëjtën skemë largimi si në rastin e parë. Ai është larguar qetësisht me monopatinë elektrike, të cilën, pasi ka përshkuar një distancë të caktuar, e ka futur në një automjet të marrë me qira. Më pas është larguar me makinë, duke shmangur kështu kontrollet e policisë.

Më herët, Duka ka qëndruar në Greqi, ku dyshohet se ka kryer 26 grabitje me armë të bankave.


Shtuar më 10.11.2026 08:34

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş