Pas Harry Kane, te Bayern nis puna për të rinovuar edhe kontratën e Olise, drejtuesit konfirmojnë: Po diskutojmë!

10 Nëntor 2026
8:35
Telesport
back button

Saga e gjatë lidhur me rinovimin e kontratës së Harry Kane mori fund. Në realitet, asnjëra palë nuk e vuri kurrë në dyshim dëshirën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin përtej datës fillestare të skadimit.

Por, Bayern Munich nuk ndalet me Kane. Tani ata e kanë përqendruar vëmendjen te një tjetër yll në ngjitje, performanca e të cilit justifikon një rritje page: Michael Olise. Drejtori Ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, komentoi mbi mundësinë e një kontrate të re për francezin.

“Kjo është diçka që unë dhe Max Eber, po e trajtojmë së bashku. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe ne do të ulemi për të diskutuar në kohën e duhur”, tha Dreesen.

Palët po synojnë një shtyrje të kontratës aktuale deri në vitin 2031, natyrisht me një rritje të kënaqshme të pagës. Për francezin ka interes edhe nga La Liga, me Real Madrid që gjithnjë është interesuar, ndaj te Bayern duan të marrin masat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit