Mori fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha shuan dyshimet
Vetëm pak javë pasi fotografitë e tyre së bashku ndezën thashethemet për një lidhje dashurie, Rizarta Hoxha ka bërë një deklaratë që duket se hedh pikëpyetje mbi raportin e saj me Arbër Çepanin.
Gjithçka nisi pasi dy personazhet u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit në disa ambiente, ndërsa në disa prej pamjeve shfaqeshin mjaft të afërt, madje edhe duke ecur dorë për dore. Fotot u interpretuan menjëherë si shenjë e një romance mes tyre, megjithatë as Rizarta dhe as Arbri nuk e konfirmuan publikisht se kishin nisur një lidhje.
Tashmë, një përgjigje e fundit e influencueses në Instagram ka rikthyer vëmendjen te jeta e saj private dhe ka shtuar dyshimet se raporti me Çepanin mund të mos ketë vazhduar.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, Rizarta është pyetur drejtpërdrejt për situatën e saj sentimentale. Pyetjes “Si po shkon jeta sentimentale? Na trego më shumë”, ajo i është përgjigjur pa lënë shumë vend për interpretime:
“Currently single & not dating” (Aktualisht beqare dhe nuk po dal me askënd).
Kjo deklaratë sugjeron se Rizarta është aktualisht pa një partner dhe nuk është e përfshirë në një njohje romantike. Megjithatë, ajo nuk ka përmendur emrin e Arbër Çepanit dhe as nuk ka dhënë detaje për atë që mund të ketë ndodhur mes tyre.
Kështu, romanca e përfolur mes dy personazheve mbetet pa një konfirmim zyrtar, ndërsa përgjigjja e fundit e Hoxhës ka mjaftuar për të rikthyer kuriozitetin rreth marrëdhënies së tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




