Autor i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Komunën e Parisit, Robert Duka ka qenë më herët në vëmendjen e autoriteteve greke për përfshirjen e dyshuar në një seri grabitjesh të armatosura. Në vitin 2010, ai u arrestua së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në rajonin e Atikës.

Sipas hetimeve të zhvilluara në Greqi, grupi dyshohej se kishte kryer 28 grabitje të armatosura në supermarkete gjatë periudhës 2007-2010, duke përfituar në total më shumë se 1.2 milionë euro.

Pas arrestimit, Duka u dërgua në burg, por në vitin 2016 arriti të arratisej nga burgu i Tirinthës, së bashku me disa të burgosur të tjerë. Ai qëndroi në kërkim për rreth dy vite, deri në vitin 2018, kur u lokalizua dhe u kap sërish nga autoritetet greke në zonën pranë pikës kufitare të Kapshticës.

Në vitin 2019, ai përfitoi lirimin me kusht. Ndërkohë, pas arrestimit të fundit në Shqipëri, Robert Duka pritet të jetë në fokus edhe të një hetimi pasuror nga Policia e Tiranës, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe asetet që mund të jenë në emrin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: