Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz Trip Top - News

Bruno Shemsho në BB VIP 6?! Detaji që bëri konfuzë moderatorët…

I ftuar në emisionin “Trip Top”, me moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu, ka qenë Bruno Shemsho, i cili ka ndarë më shumë detaje nga udhëtimet e tij nëpër botë, duke rrëfyer edhe disa prej përvojave më të veçanta që i kanë mbetur në kujtesë. Por, gjatë intervistës, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen. Arjon Muça i dhuroi Brunos një byzylyk nga Enzo Attini, në të cilin shkruhej “Banori më simpatik i BBV6”. Fillimisht, Arjoni e la Brunon ta lexonte vetë, por më pas e mori sërish byzylykun dhe e lexoi me zë, në mënyrë që të gjithë të kuptonin se çfarë shkruhej. Bruno e priti me buzëqeshje këtë mbishkrim, ndërsa, i pyetur nga Arjoni dhe Arjola nëse ishte e vërtetë, u shpreh se po e manifestonte.

Pjesë nga biseda:

Arjoni: Pse e kanë shkruar atë? Ma jep se e them unë…

Arjola: Çfarë keni more çuna kaq mister?

Arjoni: Thotë ‘Banori më simpatik i BBV6’, që do të thotë ose e kanë ricikluar ose dinë diçka që…

Bruno: E pra, as unë…dinë diçka që as ne se dimë

Arjoni: Mos kemi ndonjë të re dhe ata e dinë dhe ti se di?

Bruno: Edhe ndoshta…

Arjola: Mos sapo zbuluam një nga banorët e parë të Big Brother?

Arjoni: Hë nuk tallem…se unë nuk e di.

Bruno: Po jo…është një dëshirë shumë e këndshme ndoshta

Arjoni: Si quhet ajo kur ti kërkon diçka?

Arjola: Një thirrje? Manifestim?

Arjoni: Manifest, okej

Bruno: Po. 

Arjoni: Ose dinë diçka që ne nuk dimë, interesante.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.