Dorian Puka, gjatë gjashtë viteve të fundit, është bërë shqiptari më i komentuar në median britanike. Çdo postim i tij në rrjetet sociale shfrytëzohet si material nga stacioni GB News, i cili ka qasje anti-emigrante, si dhe nga gazetat ultrakonservatore The Telegraph dhe Daily Mail, që i përdorin postimet e tij si retorikë antie-migrante. Puka, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish dhe i rikthyer dy herë në Angli pas dëbimeve, ka publikuar biseda me disa prezantues të GB News, të cilët, sipas tij, i kanë ofruar para për intervista.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka konfirmuar se ka parë komunikimet që Puka ka shpërndarë. Në postimet e tij, Puka akuzon mediat se shpikin histori dhe kërkojnë vetëm shikime, dhe refuzon ftesat për të marrë pjesë në emisione, duke u shprehur se nuk do të pranojë të marrë pjesë në “mediat e tyre të rreme”. Ai gjithashtu pretendon se gazetarët e përbëjnë një imazh kriminal të tij në studio ndërsa gjatë ditës i shkruajnë me respekt dhe e ftojnë për dreka e darka. Puka thotë edhe se një prezantuese i ka bërë propozime për të realizuar një reportazh duke e ndjekur gjatë një dite me kamerë.
Nuk kanë munguar ftesat për t’u shfaqur në emisione të njohura; sipas materialit, Nigel Farage dhe ekipi i tij në GB News i kanë bërë ftesa, por Puka i ka kërkuar të ndalojnë kontaktet. Në një komunikim ai i shkruan Farage se nuk ka ndërmend të vij në emisionin e tij dhe shtron një kusht: “Vij në emisionin e Nigel nëse ai më rregullon letrat (lejen e qëndrimit në Angli)”.
E shkuara penale e Pukës përfshin një dënim fillestar nëntë muaj burg në 2016 për tentativë hyrjeje të forcës në një banesë dhe deportimin vitin pasardhës. Ai u rikthye brenda një viti dhe kreu vjedhje në banesa në Londër, u arrestua në Surbiton duke mbajtur një orë të vjedhur, dhe u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg, duke u deportuar në mars 2020. Pavarësisht se rekordi i tij kriminal e bën të përfitojë kriteret për deportim automatik, ai ka qëndruar në Britani për mbi tre vjet për shkak të një kërkese për azil dhe sfidave ligjore; disa javë më parë humbi në Tribunalin e Apelit për Emigracionin dhe të gjitha kërkesat e tij për azil janë refuzuar.

