Ndryshim i papritur në axhendën e çiftit mbretëror, Meghan tërhiqet nga fjalimi

Çifti mbretëror pritet të marrë pjesë në një aktivitet në Bruksel kushtuar sigurisë së fëmijëve në internet, por këtë herë vëmendjen do ta marrë Princi Harry.

Meghan Markle, bashkëshortja e Princit Harry, ka vendosur të mos mbajë më fjalimin e planifikuar në një aktivitet të Parlamentit Evropian në Bruksel, që i kushtohet sigurisë së fëmijëve në internet.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Meghan ka vendosur të tërhiqet nga paraqitja publike si folëse pas zhvillimeve të fundit që lidhen me babanë e saj, Thomas Markle, i cili u arrestua në Florida dhe akuzohet për posedim të materialeve të paligjshme me abuzim seksual ndaj fëmijëve. Ai i ka mohuar akuzat.

Megjithatë, Dukesha e Sussex-it do të udhëtojë drejt Brukselit së bashku me bashkëshortin e saj dhe do të jetë e pranishme në aktivitet, por pa mbajtur fjalim.

Në vend të saj, Princi Harry do të mbajë fjalimin kryesor, ku pritet të flasë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e rrjeteve sociale dhe internetit.

Çifti do të marrë pjesë gjithashtu në hapjen e instalacionit artistik “Lost Screen Memorial”, një projekt që përkujton fëmijët dhe të rinjtë që kanë humbur jetën si pasojë e dëmeve të lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale.

Instalacioni përmban 50 ekrane në formën e telefonave inteligjentë, ku shfaqen fotografitë e fëmijëve dhe të rinjve që kanë humbur jetën.

Paraqitja në Bruksel vjen në një moment të ndjeshëm për Meghan Markle, e cila muajin e kaluar kishte deklaruar se ishte thellësisht e shqetësuar nga akuzat ndaj babait të saj.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika