Ambasada e Zvicrës mbështet promovimin e muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare

Mundësitë e promovimit të muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare ishin në fokus të një diskutimi të organizuar nga “Better Together”, në kuadër të javës së konferencës “Prishtina Music Conference”, në hapësirën “Deep Space Prishtina”.
Në këtë aktivitet, shefi i Bashkëpunimit në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, Mattia Poretti, hapi mbrëmjen, e cila shënoi edhe njëvjetorin e platformës “ThisisKosova.Art”, shkruan Telegrafi.

Kjo platformë, e mbështetur nga Zvicra, prezanton talentin krijues të Kosovës.
“Si mund të arrijë skena muzikore e Kosovës në skenën ndërkombëtare?”, ishte pyetja në qendër të diskutimit.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka falënderuar artistët, ekipin e “ThisisKosova.Art” dhe moderatorin Philipp Konrad Labhart për diskutimin, të cilin e ka cilësuar si frymëzues dhe me shkëmbime të gjalla idesh./Telegrafi/















































