Ne emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, ishte i ftuar gazetari Mentor Kikia.
Ai duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se ‘në bregdet është bërë gjëma’. ‘Ka vetëm ndërtime që nuk i sjellin asnjë gjë ekonomisë shqiptare’, tha gazetari gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri
Flavio Qarri: Nuk i ndahet betonit kryeministri, ky ligji i ri për resortet turistike premton më shumë beton apo një gjë të mirë?
Mentor Kikia: Unë nuk jam specialist i Urbanistikës por jam një gazetar dhe qytetar dhe më dhimbset vërtet territori në kuptimin e hapësirës publike dhe mjedisore.
Çfarë ka ndodhur. Bregdeti është një pasuri kombëtare e patjetërsueshme, pa pronar në një distance të caktuar nga vija e ujit. Është i destinuar për tu përdorur vetëm në shërbim të ekonomisë kombëtare, ndaj edhe uji e rëra nuk kanë pronar dhe është në shërbim të njerëzve ne që jemi gjallë dhe atyre që do të vijnë pas nesh ajo që ka ndodhur është që nëpërmes ligjeve të posaçme një pjesë e mirë e territorit në bregdet apo zona të cilat ishin të aksesueshme dhe të lakmueshme u shndërruan në zona të zhvilluara. Por nuk u vunë në shërbim të turizmit.
Dhe ky është kontrasti i madh, kjo është përplasja e madhe. Nëse, gjysma e të keqes do të ishte, do të ishin ndërtuar resorte të tipit Turqia, ku një resort ka një sipërfaqe prej 10 hektarësh, ka kapacitete prej 5 mijë dhomash që strehon 6 – 7 mijë njerëz në sezon dhe prodhon të ardhura për ekonominë, do ta pranoja me shumë kënaqësi që bregdeti shqiptar të mund të ishte shndërruar në këtë lloj turizmi. Por në emër të turizmit, bregdeti është shndërruar në qyteza. Çdokush ka marrë leje ndërtimi edhe pa e patur tokën të veten.
Sipas statusit të investitorit strategjik duke e marrë tokën dhuratë nga shteti. Dhe duke i dhënë shteti edhe përfitime të tjera që lidhen me ndërtimin e infrastrukturës për shkak të këtij statusi. Të tjerë që e kanë blerë tokën dhe sërish kanë ndërtuar aty lagje, shtëpi, vila dhe në rastin më të mirë një apo dy hotele vetëm sa për të thënë që është me orientim turistik. Është bërë gjëma në bregdet. Zona të cilat ne pamje të parë janë të bukura, janë të mrekullueshme, me vila që kushtojnë nga 1 milionë euro. Problemi është se ato nuk i përkasin ekonomisë. Nuk prodhojnë asgjë. Prodhojnë vetëm plehra. Prodhojnë ujra të zeza që derdhen në det. Dhe turizmi dhe ekonomia nuk përfitojnë asgjë...
© SYRI.net
Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre
‘Deputetja e PS po ndërhyn të manipulojë ngjarjen’, Merita Gremaj: Daja e Zegjine Çaushit do lirohet e do na vrasë
‘Urdhër nga lart’: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë